Kreu Shërbimet Implante dentare
Implante dentare
Implantet dentare, përbëjnë zëvëndësues të rrënjëve të dhëmbëve, të cilat ose janë hequr ose do të hiqen në të ardhmen e afërt. Pas integrimit të suksesshëm të tyre tyre në kockën e nofullës së poshtme apo të sipërme (osteointegrim), implantet mund të përdoren për të mbështetur restaurime të qëndrueshme dhe të përhershme, kryesisht ato protetike dhe në këtë mënyrë pacientët të kenë përsëri dhëmbë të qëndrueshme duke mbushur hapësirat pas heqjes së dhëmbëve.
Implantet dentare janë biokompatibile të bëra nga aliazhe me përmbajtje të lartë titani, me teknologji respektive të asaj që përdoret në kirurginë ortopedike.
Pjesa më e madhe e pacientëve janë të përshtatshëm për restaurime me implante dentare. Ekzistojnë ndërkohë disa kufizime në lidhje me praninë ose mungesën e volumit të mjaftueshëm të kockave, apo shëndetin e përgjithshëm, gjëndjen lokale të indeve të gojës dhe nëse pacienti është nën mjekim me medikamente.
Avantazhe
Implantet, në krahasim me metodat klasike protetike, kanë këto avantazhe:
- Dhëmbët ngjitur nuk kanë nevojë për pregatitje.
- Pengohet humbja e mëtejshme e kockës në zonën pa dhëmbë.
- Kontribuojnë në qëndrueshmërinë e protezave apo shmangien e vendosjes së protezave (kur ka indikacione për një numër të mjaftueshëm implantesh).
- Estetikisht janë shume më të mira në krahasim me protetikat klasike.