Kreu Shërbimet Trajtim çrregullimesh Temporomandibulare (TMJ)
Trajtim çrregullimesh Temporomandibulare (TMJ)
Dhimbje oromaksilo faciale Trajtim çrregullimesh (TMJ) Temporomandibular
Diagnoza
Me ekzaminimin klinik dhe pas vlerësimit të istorikut mjeksor të pacientit, bëhet diagnoza diferenciale për të gjetur shkaqet e mosfuksionimit të TMJ dhe të dhimbjes. Diagnoza diferenciale shpesh është e vështirë dhe kërkon njohuri të thellë të anatomisë së zonës më të gjërë, por edhe të sëmundjeve të ngjashme. Në bazë të të dhënave të mbledhura, hartohet një plan i plotë terapie dhe përcaktohet me saktësi parashikimi i rastit, në mënyrë që pacienti të informohet saktësisht për problemin dhe të udhëzohet në mënyrëe e duhur në rast se përfshihen në këtë plan terapie specialitete të tjera mjeksore apo dentare.
Terapia
Trajtimi konservativ, për rastet që nuk nevojitet ndërhyrje kirurgjikale, konsiston në:
- Ndërtimin dhe përdorimin e tipave të ndryshëm narteksesh intraorale sipas rastit.
- Dietë të veçantë. Fizioterapi me ose pa narteks.
- Terapi e bazuar në modele psikologjike.
- Farmakoterapi ose terapi me medikacione.
- Realizimin e dhënies së medikacioneve intra-artikulare në artikulacionin tempomandibular.
- Realizim i dhënies së medikacioneve intramuskular ose anestezisë në muskujt e sistemit stomatognatik dhe zonës përeth.