Kreu Shërbimet Bonding dhëmbësh

Bonding dhëmbësh

Bonding/Lifting i dhëmbëve përbën një metodë të shpeshtë restauruese në stomatologjinë estetike.
Janë restaurime që konsistojnë në përbërje rizinash sintetike, që zakonisht kryhen pa parapregatitje të dhëmbëve.

Bonding/Lifting I dhëmbëve ofrohet për të gjithë ata që dëshirojnë të:

  • Korrigjojnë
  • Ndriçojnë
  • Rifreskojnë
  • përsosin buzqeshjen e tyre

Me metodën Bonding/Lifting të dhëmbëve Dentisti Estetik ose Prosthodont mund të:

  • riparojë dhëmbët e konsumuar dhe dëmtimet natyrore.
  • eliminojë ose zvogëlojë boshllëqet midis dhëmbëve.
  • ndryshojë gjatësinë e dhëmbëve.
  • mbulojë njollat, mikrofrakturat dhe frakturat.
  • Këto ndërhyrje bëhen pa dhimbje dhe nevojitet vetëm një vizitë.

Përveç kësaj, rezinat komplekse të teknologjisë së fundit dallohen për larminë e tyre të jashtëzakonshme, e cila u lejon të imitojnë çdo dhëmb për sa i përket ngjyrës dhe transparencës, për të dhënë një rezultat që duket i natyrshëm.

Rezultatet e Bonding/Lifting të dhëmbëve janë për këto arsye:

1) direkte

2) spetakolare

Dhe me kujdesin e duhur mund të zgjasin për vite..

Avantazhet:

1) kosto e ulët.

2) mundësi për ndërhyrje korrigjuese.

Në çdo rast, e rëndësishme është që Dentisti Estetik të bëjë një studim-dizenjimi total, ku të marren parasysh rregullat e dizenjimit të buzëqeshjes (smile design) si linja e buzqeshjes dhe e mishit të dhëmbëve dhe sigurisht konvergjenca e dhëmbëve me nofullën e poshtme dhe të sipërme, në mënyrë që të shmangen dëmtime dhe thyerje.

Jemi në dispozicionin tuaj për ekzaminimin e duhur klinik, që do të përcaktojë ndërhyrjen e nevojshme për Bonding/ Lifting të dhëmbëve.